Ruritania çfarë është?


Ruritania është një vend imagjinar në Europën Qëndrore që është krijuar si vendngjarje për tre libra nga Anthony Hope në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbretëria është përdorur edhe nga shumë shkrimtarë të tjerë të zhanrit të aventurës të cilat njihen si romancat e Ruritanisë.
Te vepra e Hope, Ruritania përshkruhet si një vend gjermanisht-folës, me popullatë katolike nën një monarki absolute me ndarje të thella shoqërore, por me unitet etnik.
Gjeografikisht gjendet mes Gjermanisë dhe Çekisë. Kryeqyteti, Strelsau, gjendet përgjatë një linje hekurudhore mes Dresdenit dhe Pragës.
Ky nuk është një vend i këndshëm për të jetuar për njeriun modern për shkak se ka një mbret autokratik, mbikëqyrje të bollshme policore dhe shtypje të çdo aktiviteti të konsideruar subversiv. Ajo ka një strukturë shoqërore thellësisht të polarizuar mes të pasurve dhe të varfërve.
Autorë të mëvonshëm e vendosin Ruritaninë në pjesë të tjera të Europës, përfshirë edhe Malin e Zi, por vendi më i përshtatshëm duket se është Salistani, një vend që ekziston me të vërtetë dhe që gjendet në Azinë Qëndrore.
Lajmet në këtë rubrikë janë një kronikë e një diplomateje të huaj në Ruritani. 

No comments: