Një grup paleontologesh të universitetit të Zgërdhneshit bënë
të ditur sot se kanë zbuluar një specie të rrallë, ekzistenca e të cilit qe hamendësuar
që nga koha e Herodotit, por që provat për këtë mungonin.
“Duke gërmuar në thellësitë e gjykatave të të gjithë Salistanit,
Edigradit dhe thellësitë e Tosixhinit, zbuluam elementin magjik që e ka bërë të
gjithë njerëzimin të ëndërrojë, por pa e kapur dot,” komentoi Eduard Matrallënga,
nga Universiteti Planetar i Zgërdhneshit.
Specia e rrallë besohet se I përket seksit femër dhe për
shkak se është e vetme në llojin e vet, nuk mund të riprodhohet, komentuan
shkencëtarët. Disa nga shkencëtarët shprehën keqardhje për fatin e pashmangshëm
të gjykatësit të ndershëm, ndërsa disa të tjerë thanë se në fund të fundit, këto
janë ligjësitë e natyrës. Speciet zhduken dhe të tjera krijohen nga hibridizimi
i vazhdueshëm.
No comments:
Post a Comment