Ngjela: “Vlerat anglosaksone të hapura ndaj ndryshimit”
Shumica e liberalëve
të djathtë në Shqipëri kanë pranuar se kanë provuar seksin oral. Por nga ata që
e kanë provuar, vetëm gjysma mendojnë se është një fenomen pozitiv për forcimin
e vlerave të demokracisë në kuadër të treguat të lirë. Këto janë rezultatet e
një studimi të realizuar me fondet CARDS të Komisionit Europian, nga Universiteti
Liberal i Tiranes. “Rezultat e sondazhet kanë një normë gabimi prej plus-minus
2.3%, gjë që e bën atë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thotë Prof.
Assoc. Dr. Maa. Xhezair Matrallënga i Departamentit të Kërkimeve Strategjike
dhe Politike në ULT.
Ndërkohë, nga
totali i të anketuarve që e kanë provuar seksin oral, rreth 62 për qind,
pranuan se kishin përjetuar kënaqësi gjatë aktit, pavarësisht se 12 për qind
deklaruan se nuk do ta provojnë përsëri.
Rezultatet e
sondazhit qenë shqetësuese për Shoqatën Gruaja, një Forcë e Madhe politike.
Kryetarja, sekretarja arkëtarja dhe anëtarja e vetme e shoqatës Xhersi Polena
deklaroi se sondazhi tregon se traditat e shëmtuara patriarkale për fat të keq
vijon të dominojë, jo vetëm popullatën në tërësi, por edhe grupet intelektuale.
“Fatkeqësisht,
shumica dërrmuese e fëmijëve shqiptarë e dinë se kush me të vërtetë është baba,”
tha Zonja Polena. Polena, nënë e dy fëmijëve, theksoi se goja e gruas është
vend i shenjtë. “Penisi Mashkullor i vendosur në gojën që puth fëmijët e tij përbën
një akt të patolerueshëm dhune mbi gratë. Për më tepër, doktor Harxhi ka thënëse seksi oral, shkakton kancer në grykë”.
Ndërkohë, zëvendës
ministri i mbrojtjes dhe ish zëvendës ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe
Sporteve, zoti Ekrem Spahija deklaroi se seksin oral nuk e ka provuar kurrë dhe
kurrsesi nuk do të e provojë ndonjëherë.
No comments:
Post a Comment