Thursday, June 27, 2013

Kush i fitoi zgjedhjet në Shqipëri?


Qarku i Beratit ka tetë mandate, të cilat më 2009 u ndanë 4 për PS, 3 për PD dhe 1 për LSI. Votat më 2009 u ndanë 48 për qind për PS, 27 për qind për PD dhe 11 për qind për LSI. Në vitin 2013 vërejmë se PS ka marrë disa mijëra vota më shumë ndërsa PD ka marrë disa mijëra vota më pak. Partitë e vogla në tërësi kanë marrë rreth 5 mijë vota më pak se më 2009. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë pjesën më të madhe të votave të reja ndërsa ka ndarë me Partinë Socialiste votat e humbura të Partisë Demokratike dhe votat e humbura nga partitë e vogla. Fituesja e vërtetë e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit është Lëvizja Socialiste për Integrim. Pra duket sikur banorët e zonës kanë protestuar me votë ndaj qeverisë Berisha për të votuar aleatin e tij në qeveri, Metën. 

No comments: