Wednesday, June 26, 2013

Sistemi i ri na solli rritje te votuesve


Këto janë të dhënat zyrtare të numrit të zgjedhësve,votave të hedhura në kutitë e votimit dhe popullsisë mbi 18 vjeç realisht e pranishme në Shqipëri në vitin përkatës. Të dhënat e listës së zgjedhësve dhe votave të hedhura në kutitë e votimit janë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Popullsia faktike mbi 18 vjeç është e përllogaritur nga INSTAT. Siç vërehet, mes viteve 2005 dhe 2009 ka një rritje të shpejtë të numrit të votave të hedhura, ose pjesëmarrjes së shqiptarëve në votime. Kjo tendencë e rritjes vërehet edhe më 2013, (të dhëna paraprake).
Kjo do të thotë se që kur Shqipëria filloi të përdorë sistemin rajonal jopërfaqësues të listave të mbyllura, çuditërisht numri i shqiptarëve që marrin pjesë në zgjedhje, rritet. Rritet gjithashtu në mënyrë disproporcionale me popullsinë reale të pranishme në Shqipëri.
Ndërkohë, vërehet se mes viteve 2001 dhe 2005, rritja e pjesëmarrjes në votime është shumë më e vogël. 
Pyetja kryesore është se cilat parti politike kanë përfituar nga shtimi i votuesve? Vijon...

No comments: