Lajmi i fundit
Kryeqyteti i Ruritanise, 14 qershor 2012 - Per shkak te disa problemeve qe kane me sistemin e tretjes, Federata Kombetare e Gomereve Buzebardhe FKGB pershendeti me vonese zgjedhjen ne postin e Presidentit te Republikes te z. Omer Nishani, duke thene se kjo eshte nje zgjedhje e duhur per Republiken e Ruritanise.
"Z. Nishani ndan vlera dhe karakteristika te perbashketa me Gomeret Buzebardhe dhe per kete arsye, ne besojme se Kuvendi i Shqiperise ka bere zgjedhjen e duhur," deklaroi zedhenesi i Federates.
"Sic i ka hije sojit tone, z. Nishani i kryen punet pa bezatur, nuk ankohet kurre dhe nuk e hedh kurre barren qe i ngarkohet, duke deshmuar shkalle te larte ndergjegjeje dhe pergjegjshmerie perballe pronarit," - thuhet ne Komunikate.
Perkunder te gjitha pritshmerive, z.Nishani u zgjodh president te henen e kaluar me 73 vota ne Kuvendin e Shqiperise. Ai mori mbeshtetjen e deputeteve te djathte, LSI-se si dhe nje apo dy deputeteve te majte, te cilet nuk eshte se nevojiteshin per te arritur kuorimin, por votuan per te qene te sigurte.
Me profesion ushtarak ne nje vend qe nuk ka ushtri, z. Nishani eshte i mirenjohur per faktin qe ka sherbyer ne kabinetin e kryeministrit Sali Berisha pa bere ze kurre, pavaresisht furtunave te ndryshme si publikimi i faktit qe nje prej drejtoreve te policise se shtetit eshte kriminel apo skandalit te tenderit te uniformave te reja te policise.
Pikerisht aftesia e tij per te sherbyer pa u ankuar, duket se i solli edhe suksesin ne zgjedhjen ne postin e presidentit.
Keto virtyte pritet qe Nishani te vijoje t'i tregoje edhe gjate ushtrimit te detyres fisnike te presidentit te Republikes se Ruritanise.
Per me shume lajme nga Ruritania, vizitoni faqen tone ne facebook ruritania.lajme dhe bejini like.

No comments:
Post a Comment