17 qershor 2012 –
(Lajme Ruritania) Udhëheqësi i partisë së informacionit, Lajmi, dha dorëheqjen sot
nga detyra e informimit të shqiptarëve duke deklaruar se një kombinim faktorësh
negativë e bëjnë të pamundur kryerjen e detyrës së vet.
“Ruritania ka qenë
gjithmonë një vend i çuditshëm dhe puna e Lajmit këtu ka qenë gjithmonë e vështirë,
por gjatë muajve të fundit, kanë ndodhur do gjëra të cilat i kanë bërë lajmet të
tepërta,” thuhet në një njoftim për shtyp.
“Pas ngjarjeve të
21 janarit 2011, shtëpia e kryeministrit të Shqipërisë është e rrethuar me më
shumë roje se sa Shtëpia e Bardhë në SHBA, ndërsa Ilir Meta rezultoi i ndershëm
përballë akuzave për korrupsion, partia Socialiste në opozitë ia fut vetes në mënyrë
të përsëritur dhe një racist italian ka një djalë budalla që vjen të marrë
diplomë te Meti, për të cilin, sëfundmi kanë bërë edhe një këngë. Në këtë
situatë, Lajmi nuk është në gjendje të kryejë detyrën e vet themeltare dhe
rrjedhimisht ka vendosur të japë dorëheqjen,” thuhet në njoftimin për shtyp.
Duke përfituar nga
kjo dobësi e momentit e Lajmit, Barsaleta ka nisur sakaq fushatën elektorale për
të fituar zemrat e shqiptarëve.
Per me shume lajme nga Ruritania, vizitoni faqen tone ne facebook ruritania.lajme dhe bejini like.
No comments:
Post a Comment