Intervista e bujshme dhe e turpshme e nje monstre |
Sot (të dielën më 10 mars), dy fakte të
neveritshme më ranë në sy nga media shqiptare.
1.
Një fëmijë një muajsh vdes në një
familje të varfër që jeton në barrakë. Media, pothuajse e tëra dhe pa përjashtim,
thekson faktin që familja ku ndodhi tragjedia ështË rome.
Vetëm përmendja e këtij fakti
tingëllon sikur thotë: Po të jetë familje e rracës arjane, një tragjedi e tillë
nuk mund të ndodhë, se ne arjanët nuk jemi të varfër, dhe as nuk i lëmë
foshnjat të ngordhin nga i ftohti.
2.
Gazeta Panorama interviston sot
Shaban Norjan, dhe publikon një gazep faqe të parë me titullin: Norja: Kam
shkuar edhe me motrën e Ajshes. Vetë fakti që një monstër përdhunues dhe vrasës
intervistohet dhe lejohet të përgojojë një vajzë, mjafton për të treguar se çfarë
vlerash ka kjo media. Është njësoj sikur Hitleri të intervistohet dhe të pyetet
se me sa krenari vrau miliona njerëz. Morali i fabulës: Shaban Norja është heroi dhe
Ajsha është fajtorja!
No comments:
Post a Comment