Në zgjedhjet e vitit 2013 për Qarkun e Fierit,
vërehet se Partia Socialiste mori të njëjtin numër mandatesh si më 2009, pra 9
mandate. Partia Demokratike mori 4 mandate më 2013, dy më pak se më 2009. Këto
dy mandate të humbura nga PD u përfituan 1 nga LSI dhe një nga PDIU, partia që
garoi në aleancë me Berishën.
Në qarkun e Fierit u hodhën 203 mijë vota më
2013, 24 mijë më shumë se në 2009. Votat e reja shkuan përgjithësisht se partitë
e vogla. PS mori 4800 vota më shumë, PD mori 9200 vota më pak ndërsa LSI mori afërsisht
9 mijë vota më shumë. Partitë e vogla morën 20 mijë vota më shumë se më 2009. Përfundimisht,
në Fier Lëvizja Socialiste për Integrim është fituesja e zgjedhjeve.
No comments:
Post a Comment